Trump ‘kërcënon’ Nju Jorkun: S’ka fonde nëse fiton Mamdani, votoni Cuomo si kryebashkiak						 04/11 07:22
					
				
								
			Një shpërthim kamikaz ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit, në Afganistan, ditën e sotme.
Sikurse shihet edhe nga fotot si pasojë e sulmit, që ndodhi në afërsi të hotelit ku qëndronin trupat britanike dhe gazetarët, janë plagosur dhjetëra persona, por ende nuk dihet numri i viktimave.
Raportohet se shpërthimi ndodhi pranë hotelit Baron, pas paralajmërimeve se gjatë ditës një sulm terrorist shumë vdekjeprurës mund të ndodhte në aeroport brenda disa orësh.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vende të tjera janë duke lëvizur për t’i dhënë fund evakuimeve të dhjetëra mijëra qytetarëve përpara afatit të 31 gushtit.
Top Channel