Meloni komenton deklaratat e Trumpit për NATO-n: Ne mbrojmë interesat kombëtare dhe kur nuk pajtohemi, duhet ta themi këtë 03/04 22:47
Një shpërthim kamikaz ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit, në Afganistan, ditën e sotme.
Sikurse shihet edhe nga fotot si pasojë e sulmit, që ndodhi në afërsi të hotelit ku qëndronin trupat britanike dhe gazetarët, janë plagosur dhjetëra persona, por ende nuk dihet numri i viktimave.
Raportohet se shpërthimi ndodhi pranë hotelit Baron, pas paralajmërimeve se gjatë ditës një sulm terrorist shumë vdekjeprurës mund të ndodhte në aeroport brenda disa orësh.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vende të tjera janë duke lëvizur për t’i dhënë fund evakuimeve të dhjetëra mijëra qytetarëve përpara afatit të 31 gushtit.
Top Channel