Në mesin e xhepave të rezistencës anti-talebane në Afganistan, më i madhi është padyshim ai që po organizohet në Luginën e Panjshirit.
Milici paraushtarake e ish forca afgane të sigurisë janë grumbulluar atje dhe betohen për rezistencë deri në pikën e fundit të gjakut, teksa grupi islamist thuhet se ka nisur luftëtarët e tij për të rrethuar zonën strategjike në malet e Hindu Kushit. Ata e kanë nisur tashmë stërvitjen.
Lugina e pamposhtur shtrihet rreth 80 km në veri të kryeqytetit, Kabul. Pikat hyrëse ajo i ka të kufizuara, dhe ofron gjeografikisht, një avantazh të natyrshëm ushtarak. Njësitë anti-talebane mund të përdorin pozicionet në pikat e larta të të Panjshirit e prej andej, të organizojnë me sukses sulme mbi kundërshtarin. Kjo zonë ka një vlerë të jashtëzakonshëm simbolike në Afganistan pas ii ka rezistuar për më shumë se një shekull pushtuesve.
Në fakt, rezistenca në këtë rajon të banuar kryesisht nga popullsi me etni taxhike, e kanë përvijuar ndjeshëm peizazhin politik dhe të sigurisë në Afganistan gjatë viteve 1980 dhe 1990. Javën e kaluar, në lëvizjet e para të asaj që shihet si rezistencë serioze, luftëtarët antitalebanë arritën të marrin kontrollin e tre qarqeve fqinje të Andarabit, të gjitha pranë luginës Panjshir, bastion i Massoudit. Të hënën talibanët pretenduan se i kishin rimarrë të treja qarqet.
Top Channel