Në internet, janë bërë virale fotot e një diplomati të ri Italian, i cili nuk është larguar nga Kabuli pavarësisht kaosit që ka përfshirë sidomos aeroportin e kryeqytetit afgan, por ka qëndruar të ndihmojë evakuimet.
Zv/konsulli Tommaso Clausi, është diplomat ii fundit i vendit tonë fqinj që ka mbetur në vendin e kontrolluar sërish tashmë nga talebanët. Ai është angazhuar prej ditësh në operacionit e evakuimit të ndërkombëtarëve dhe afganëve, e së fundi, disa xhiro të tij duke ndihmuar një fëmijë të trembur të kalojë murin në aeroport Kabul ku së fundi ka pasur dhe të shtëna, kanë bërë xhiron e botës.
Zv/konsulli 31 vjecar u dërgua në Kabul janarin e vitit 2019. Twitter-i i tij është i mbushur me mesazhe paqeje e vëllazërie mes afganëve e italianëve, dhe mbështetje për të drejtat e grave.
“Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”, ka shkruar në FB ministri i jashtëm Italian, Luigi di Maio.
Top Channel