Rama takohet me operatorët turistikë në Vlorë: Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje të madhe të turistëve
Që prej 10 ditësh qeveria shqiptare ka gjithçka gati për të pritur refugjatët afganë, por kjo nuk varet nga gatishmëria e qeverisë, gjithçka lidhet me operacionet e shpëtimit që organizohen në terren nga forcat ushtarake amerikane.
Aeroporti në Kabul është shndërruar në një qendër masive refugjatësh që kërkojnë të largohen nga Afganistani. Kaosi në aeroportin e Kabulit është arsyeja kryesore që ka penguar fluturimin për në Shqipëri.
Burimet e gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu nga Kabuli thonë se tashmë talebanët kanë nisur kontrollin derë më derë për të gjetur bashkëpunëtorët e amerikanëve. Talebanët janë të pajisur me një pajisje identifikues, e përdorur edhe nga NATO, për të vërtetuar këta njerëz që kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane.
Top Channel