Romani “Varka e pestë” është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme dhe në vitin 2014, është realizuar film në një bashkëprodhim sllovak-çeko-gjerman.

Frymëzuar nga ngjarje të vërteta, Kompaníková ka shkruar një histori të jashtëzakonshme rreth marrëdhënieve të fëmijëve dhe prindërve në shoqërinë moderne. Kritikat  ndaj shoqërisë dhe pyetjet e shumta të rëndësishme që ajo ngre mbi këto marrëdhënie e bëjnë atë, sipas shumë njerëzve, pikën e kthesës së letërsisë bashkëkohore sllovake.

Kompaníková rrëfen me talent dhe krijon një atmosferë autentike. Kritika e ka cilësuar romanin “Varka e pestë” si një roman modern socio-kritik, një fenomen i rrallë në letërsinë sllovake. Një ndër temat mbizotëruese në veprat e saj, vetmia e individit, zakonisht shfaqet në formën e vetëizolimit nga bota e jashtme. Personazhet e saj janë njerëz që jetojnë në skajet e shoqërisë me një të kaluar të errët ose që mund të aluzionohet.

Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Jarka-s dymbëdhjetë vjeçare, (ajo ka ardhur në jetë kur Lysia, mamaja e saj nuk ishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjeç), e cila jeton me mamanë e saj dhe me gjyshen, në një familje “pa dashuri dhe harmoni”.E injoruar nga mjedisi social dhe e rrethuar nga xhungla e godinave postkomuniste prej betoni në një qytetet të vogël të Bratislavës, Jarka i kalon ditët duke ëndërruar për vendin e saj më të sigurt: një kopsht dhe një shtëpizë e vogël e ndërtuar nga gjyshi diku në periferi e rrethuar nga gjelbërimi dhe “varka e saj në një port të sigurt”…

Një ditë ajo “vjedh” dy binjakë miturakë, dhe i çon në shtëpizën e vogël në kopsht e kujdeset për ata. Në këtë shtëpi ajo sjell edhe “vocërrakun” tetëvjeçar Kristianin, një djalë shumë i edukuar që është larguar nga shtëpia e tij.Këto janë historitë e fëmijëve të periferisë, të braktisur dhe që gjejnë strehë në rrugë duke u ndier më të sigurt sesa në shtëpitë e tyre.

Dy fjalë për autoren

Monika Kompaníková, ka lindur në vitin 1979. Konsiderohet si një nga shkrimtaret më të shquara bashkëkohore të Sllovakisë. Ka studiuar për pikturë dhe dizajn grafik në Akademinë e Arteve të Bukura në Bratislavë.

Kompaníková është fituese e çmimeve:

2001: Short Story, 2002: Neë Year Greeting for Gaz de France, 2004: Ivan Kraso Prize, 2008: Tatra Banka Foundation, 2011: Anasoft Litera Aëard, me romanin “Varka e pestë”, 2013: Literary Fund Aëard, me librin për fëmijë “Përralla nga deti i thellë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA