Botimi në gjuhën shqipe i librit “Kujtime” të Theodhoros Kolokotronisit, i jep për herë të parë lexuesve shqiptarë, mundësinë për një qasje direkte te një prej burimeve më të rëndësishme origjinale historike që hedhin dritë mbi jetën, veprën dhe asaj çka besonte të një prej nismëtarëve të Revolucionit Grek të 1821-shit.
Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.
Ky ushtarak gjenial, njeri i pashkolluar por i ditur, Kolokotronis ose “Plaku i Moresë” si njihej ndryshe, nxjerr në pah vlera si integriteti moral, heroizmi, trimëria, dashuria për lirinë, për të drejtën, por edhe miqësia vëllazërore me “tjetrin”, edhe në rast se ai “tjetri” ka besim dhe prejardhje të ndryshme.
Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionale dhe çlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.
Detaje të librit
Shtëpia Botuese: Toena
Përkthyes: Kristo Pulla
Viti: 2021
Gjinia: Histori
Top Channel