Rishfaqet papritur ISIS-i/ Kërcënon me “sulm spektakolar” gjatë evakuimeve në Kabul

23/08/2021 12:50

Kërcënimi i sulmeve terroriste të ISIS-it në Kabul mbi civilët që rrethojnë aeroportin e kryeqytetit afgan dhe mbi forcat amerikane atje, ka detyruar administratën Biden të ndryshojë planet për evakuimet, thanë dy zyrtarë amerikane.

Sipas tyre, pati një pauzë të fluturimeve të shtunën, pjesërisht për shkak të një kërcënimi terrorist nga Shteti Islamik që foli për një “sulm spektakolar”. Me qëllimin të përshpejtohet fluksi i refugjatëve të larguar, Pentagoni njoftoi së fundi se sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin ka kërkuar përdorimin e 18 avionëve civilë për të dërguar pasagjerët në SHBA dhe destinacione të tjera, pas evakuimit të tyre nga aeroporti Hamid Karzai.

Ne e dimë se terroristët mund të përpiqen të shfrytëzojnë situatën dhe të shënjestrojnë afganë të pafajshëm apo trupat amerikane”, tha Biden. “Mbetemi vigjilentë për monitorimin dhe përballjen me kërcënimet që vijnë nga çdo burim, përfshirë ato të ISIS-it”, shtoi presidenti, sipas të cilit 11.000 njerëz ishin larguar me avionë nga Kabuli në një periudhë 36-orëshe këtë fundjavë, por nuk dha hollësi të tjera.

Numri dukej se përfshinte fluturime me avionë jo-ushtarakë dhe komercialë, si dhe avionë transporti të Forcave Ajrore Amerikane C-17 dhe C-130 që fluturojnë çdo ditë nga kryeqyteti. Dhjetëra mijëra njerëz mbeten për t’u evakuuar me rrugë ajrore që është ngadalësuar për shkak të çështjeve të sigurisë dhe pengesave të burokracisë amerikane.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel