Pas spekulimeve se është në pritje të një fëmije, Marina Vjollca ka bërë publike fotografitë me barkun e rrumbullakosur teksa duket qartë nuri i ëmbël i shtatzënisë.

Moderatorja ka pozuar e vetme dhe imazhet i ka shoqëruar me përshkrimin: “Jam e bekuar! Faleminderit Zot për gjithçka!” Ndërsa në një tjetër postim ku shfaqet pranë partnerit, Marina shkruan: “Ne të tre…”

Ndërkohë mbetet e paqartë gjinia e fëmijës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para katër vitesh. Dyshimet e para se moderatorja ishte në pritje të ëmbël lindën kur Marina Vjollca mungoi në ekran dhe pas një mungese të gjatë, publikoi një fotografi në Instagram ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA