Ylli i muzikës pop, Dua Lipa dukej mahnitëse teksa festonte ditëlindjen e 26-të.
Në një seri fotografish të postuara në Instagram, Dua shfaqi linjat trupore në një palë reçipeta të zeza, të cilat i shoqëroi me një kostum me kristale dhe një rrip në formë zemre.
Një kapelë e madhe shumëngjyrëshe, grimi i lehtë ngjyrë rozë dhe gjerdanët rreth qafës e kompletuan edhe më shumë stilin e veçantë të artistes shqiptare.
“Unë jam një luan – nuk mund ta thuash”, ka shkruar Dua në koleksionin e imazheve.
Anwar Hadidi uroi asaj ditëlindjen me një dedikim emocional në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia”, shkroi ai krahas një fotografie të këngëtares.
pjesë e ditëlindjes së këngëtares ishte edhe torta në formë zemre, ku shkruhej Dua.
Top Channel