“Gra, ngrini zërin!”/ Gazetarja afgane shpërthen në lot: Talebanët po kërkojnë vëllain tim. Situata është kritike

21/08/2021 16:46

“Ngrini zërin!” Ky është mesazhi për gratë, nga gazetarja afgane, Lailuma Sadit, e cila shpërtheu në lot ndërsa iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp. Gazetarja sot jeton në Bruksel dhe flet në emër të të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.

“Talibanët nuk duan që gratë të jenë të lira, ata nuk duan që askush të jetë i lirë”, tha Lailuma.

“I thashë Stoltenberg se ishte një vendim shumë i keq të largohesha nga Afganistani, një vendim i gabuar. Kur ishte bashkësia ndërkombëtare në Afganistan, gjithçka ishte ndryshe. Për shembull, gratë ishin të lira të rriteshin, të studionin, të merrnin vendime, të përfshiheshin në politikë. Burrat bëjnë të njëjtën gjë. Tani ata nuk janë të sigurt, nuk janë të lirë, nuk kanë të drejta. Gratë nuk mund të largohen nga shtëpia pa u shoqëruar nga një burrë. Si doni që unë ta përshkruaj këtë jetë me jetën e një muaji më parë?” deklaroi ajo.

Gazetarja është e shqetësuar për pjesën tjetër të familjes dhe të afërmit e saj që kanë mbetur pas:

“E gjithë familja ime jeton atje. Situata është shumë kritike. Talebanët filluan kërkimet shtëpi më shtëpi. Ata janë në kërkim të njerëzve që ishin aktivistë, të punësuar nga NATO e SHBA, si dhe ata që ishin në një parti politike. Ata po kërkojnë vëllain tim sepse jam gazetare, jam grua dhe bërtas dhe i them BE -së dhe NATO -s: Mos i njihni talebanët. Ata përpiqen të bëjnë gjithçka që bashkësia ndërkombëtare t’i njohë ata.”

Më tej ajo nënvizon se “talebanët nuk janë vetëm një kërcënim për popullin afgan dhe fqinjët e tyre. Jam e sigurt se në të ardhmen njerëzit do të shohin realitetin e talebanëve dhe atëherë ne nuk duam të shohim një luftë të përgjakshme civile në Afganistan.”

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA