Zbatimi i masave të reja anti Covid në Malin e Zi nuk do të kërkohen të zbatohen nga shtetasit që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit.
Përmes një deklarate, kryetari i Ulqinit, Aleksandar Dabovic, sqaron se shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia e Serbia nuk përfshihen në listën e personave që do t’u kërkohet pasaportë vaksinimi për të hyrë në Mal të Zi.
Nga 21 gushti deri me 10 Shtator, në Mal të Zi mund të kalohet vetëm me tampon negativ të 24 orëve të fundit, me pasaportën e vaksinimit apo me një vërtetim se gjatë kohëve të fundit jeni shëruar nga infektimi prej Covid 19.
Masa kufizuese vijnë pas rritjes se konsiderueshme të numrit të infektimeve.
Të gjithë personat që do të kalojnë në Mal të Zi, pa plotësuar këto kushte, sipas institutit të shëndetit publik atje, do të futen ne karantinë 14 ditore. Testi negativ i koronavirusit ose pasaporta e vaksinimit do të kërkohet edhe në dasma, ditëlindje apo organizime të tjera. Rregulli vlen edhe për personat që zgjedhin të pushojnë në hotelet e vendit.
Top Channel