SHBA/ Avionët luftarakë po fluturojnë mbi Kabul për të ofruar siguri për evakuimet

20/08/2021 08:03

Avionët luftarakë amerikanë kanë fluturuar mbi Kabul për të ofruar siguri për operacionet e evakuimit që po zhvillohen në kryeqytetin afgan, tha Pentagoni më 19 gusht.

Avionët e armatosur nuk kanë kryer “fluturime të ulëta” mbi qytet, por ka kryer operacione “mbikëqyrëse”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Gjeneralmajori i ushtrisë amerikane, William Taylor tha se dhjetëra porta të aeroportit në Kabul tani janë të hapura dhe deri më tani, rreth 7.000 persona janë evakuuar.

Ai tha se tani ushtria ka më shumë se 5.200 trupa në aeroportin e Kabulit, që po ndihmojnë në procesin e evakuimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të qëndrojnë derisa të gjithë amerikanët do të largohen, edhe nëse kjo nënkupton që do të shkelet afati i 31 gushtit, kur është thënë se do të përfundojë tërheqja e trupave nga Afganistani./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA