Sapo del nëpër rrugët e qytetit të Lezhës përveç trafikut tepër të rënduar të automjeteve dhe këmbësorëve për shkak të kthimit të emigrantëve për pushimet verore, janë tufat e qenve rrugaç që të shoqërojnë ngado.
Qytetarët ndjehen të kërcënuar pasi natën këta qenë bëhen tepër agresiv. Kanë kafshuar edhe kalimtarë, madje ndonjë qytetarë ka rrezikuar të pësojë fraktura duke ikur me vrap prej qenve rrugaç.
Edhe tek biletaria ku paguhet për të vizituar vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të parët që ‘zënë radhë’ janë qentë rrugaç ashtu siç shikohen edhe në pamjet filmike.
Të gjithë këta qenë janë të pa vaksinuar, ndaj përbëjnë një rrezik shumë të madh për jetën e qytetarëve lezhjan.
Top Channel