Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur një palë gërshërë që përdorin infermierët për nevojat e të burgosurve.
Sipas burimeve bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça, i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieri, por kur është bërë inventari ato mungonin.
Burime kofidenciale thonë se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje. Dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut.
Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën. Dyshimet lidhen mes këtij personi dhe persona të tjerë që mund t’iu rrezikohet jeta brenda në burg.
Janë ushtruar kontrolle te çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësuam se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.
Top Channel