Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 2 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetë dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA