Pompei nuk ndalon së mahnituri/ Zbulohet tuma me mbetjet njerëzore të ruajtura më së miri (fotot)

17/08/2021 18:51
Pranë mbetjeve u gjet dhe ena me hirin e një gruaje të quajtur Novia Amabilis, mundësisht bashkëshortja e Secundio.

Ish-skllavi që kishte rritur staturën e tij shoqërore, ishte internuar dhe vdiq në nekropolin famëkeq të Porta Sarno.

Mbetjet njerëzore pjesërisht në formë mumjeje, ku përfshihen flokë e kocka, janë zbuluar së fundmi në qytetin e lashtë romak të Pompeit.

Trupi i ish-skllavit Marcus Venerius Secundio, u gjet në një nga tumat e nekropolit Porta Sarno, pranë portave të hyrjes kryesore në qytet. Ajo besohet se daton disa dekada para se Pompei të shkatërrohej nga shpërthimi i malit Vesuv në vitin 79.

Mbetjet njerëzore të ruajtura më mirë që janë zbuluar ndonjeherë në Pompei, përfshijnë flokët e bardhë të Secundio dhe veshin që mund të dallohet ende. Testet fillestare tregojnë se ai ka vdekur rreth moshës 60 vjeçare.

Arkeologët thonë se zbulimi është i vecantë pasi të rriturit që vdisnin në epokën romake, zakonisht digjeshin. Pranë mbetjeve u gjet dhe ena me hirin e një gruaje të quajtur Novia Amabilis, mundësisht bashkëshortja e Secundio.

“Pompei nuk pushon kurrë duke na mahnitur,” tha minsitri italian i kulturës Dario Franceschini.

Secundio ishte një skllav dhe gardian i Tempullit të Venusit në Pompein e lashtë.

Por pasi fitoi lirinë nga skllavëria, ai u bashkua me Augustales, kolegjin e priftërinjve që drejtonin adhurimin e perandorit. Fakti që ai është varrosur në një tumë, tregon për suksesin e tij duke arritur një pozitë sociale dhe ekonomike të lartë.

Gjithashtu në një mbishkrim të dedikuar Secundio në një pllakë mermeri në tumë, jepen referenca për performancat teatrale në Pompei, të cilat kryheshin në gjuhën greke.

Gabriel Zuchtriegel, drejtor i parkut arkeologjik të Pompei tha se mbishkrimi është “prova e parë që performancat në Pompei kryheshin në gjuhën greke”.

“Performancat në gjuhën greke janë prova se kulturës së lirshme e të hapur që karakterizonte qytetin e lashtë të Pompei,” shton Zuchtriegel.

Gërmimet në nekropolin e Porta Sarno janë një projekt i përbashkët i parkut arkeologjik të Pompeit dhe universitetit evropian të Valencias.

Dhjetra zbulime të reja, duke përfshirë mbetje njerëzore dhe kafshësh të vrara nga shpërthimi monstruoz i Vezuvit janë nxjerrë në dritë vitet e fundit në rajonin e quajtur Regio V te parkut, i cili ende nuk është plotësisht e hapur për publikun.

FOTO GALERI
1/4
Tuma ka nje fasade te dekoruar dhe zbukuruar me bojra e bime

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA