Përmbytjet në Turqi, shkon në 71 numri i viktimave

17/08/2021 01:11

Ka shkuar në 71 numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara në rajonin turk të Detit të Zi është rritur në 71.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në njoftimin e publikuar ka bërë të ditur se përmbytjet e shkaktuara nga shiu i fuqishëm që goditën rajonin e Detit të Zi të mërkurën shkaktuar vdekjen e 60 njerëzve në provincën Kastamonu.

Dhjetë të tjerë vdiqën në provincën Sinop si dhe një person tjetër në provincën Bartın.

Nga AFAD bëjnë të ditur se vazhdon trajtimi i tetë personave në spitale, duke shtuar se gjithsej 341 persona në Bartın, 1.480 në Kastamonu dhe 560 në Sinop u evakuuan në zona të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA