Situata nga zjarret vijon që të mbetet problematike në Mirditë.

Në Thirrë vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive duke djegur sipërfaqe të mëdha toke.

Ndërkaq, në fshatin Lalm, prej një jave zjarri po ashtu vijon të jetë aktiv, ndërsa mbrëmjen e djeshme një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Katund i vjetër, ku po merr përmasa të mëdha.

Forcat e ushtrisë dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkaq, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për marrjen e situatës nën kontroll dhe për fikjen e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA