Zbulohen bizhuteri të periudhës së Mesjetës së Hershme, Rama: Vijojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar në Përmet

14/08/2021 17:26

Vathë, unaza dhe varëse të zbukuruara të Mesjetës së Hershme, prej shekullit VIII-IX deri në XI janë zbuluar në një varrezë në Përmet.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të tyre duke treguar se vijojnë akoma gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare.

Ky zbulim i veçantë shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.

“Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.

Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.
Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA