Sinoptikani Hakil Osmani ka treguar parashikimin e motit për fundjavën dhe për pjesën e dytë të muajit gusht duke thënë se temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë celsius ndërsa nga data 18 deri më 21 gusht pritet të kemi një rënie të vlerave termike me disa gradë.

“Edhe gjatë kësaj fundjave mbeten temperaturat e larta në vendin tonë duke bërë që maksimumet të shkojnë edhe në 39 gradë celsius. Edhe 15 ditëshin e dytë të muajit gusht do të kemi temperatura nga 37-38 gradë celsius në territorin shqiptar.

Nuk përjashtohet në zonat e izoluara edhe 39 gradë celsius, por përjashtim bën data 18 deri më 21 gusht kur pritet të kemi një rënie të vlerave termike me disa gradë duke bërë që maksimumet të zbresin edhe në 35 gradë celsius”, tha Hakil Osmani për Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA