Protesta për njohjen e pensioneve/ Emigrantë që jetojnë në Itali tubim para Kryeministrisë
13/08/2021 15:22
Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta për shumë vite në Itali protestuan përpara Kryemistrisë duke kërkuar njohje te kontributeve që kanë derdhur ne shtetin fqinj.
Protestuesit u zhvendosen para Ministrisë së Jashtme me shpresë së zëri i tyre do dëgjohej, por as aty dyert nuk iu hapën.
Emigrantët shqiptarë akuzojnë qeveritë e dy palëve për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të tyre.
Top Channel