Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu është liruar nga paraburgimi në Greqi.

Por biznesmeni është i ndaluar të largohet nga Greqia, derisa të gjykohet ekstradimi për në Rumani.

Të hënën, u arrestua në ishullin Mykonos sepse Rumania kishte lëshuar ​​një urdhër -arresti evropian në emrin e tij pas një dënimi prej pesë vjet e gjysmë burg për korrupsion, shkruajnë mediat rumune.

Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Në reagimin e saj të parë, modelja shqiptare Angela Martini ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh.

Gjithashtu ajo ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ia drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në këto momente të vështira.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA