Tenton t’i shpëtojë policisë zvicerane, kosovari mbytet në lumë
11/08/2021 21:05
Një 28-vjeçar nga Kosova, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vdekur pasi është hedhur në një lumë në kantonin Ticino ndërsa po përpiqej t’i shmangej policisë zvicerane.
Blick raporton se rasti ndodhi sot në mëngjes pasi 28-vjeçari kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese. Ndërsa po ikte nga policia, burri u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt. Trupi u gjet pak pas orës 10:00 në Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së kantonit.
28-vjeçari ishte pa adresë të përhershme dhe se policia e kantonit Ticino njoftoi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu ndalua hyrja në vend.
Top Channel