Arrestimi i biznesmenit rumun, Dragoș Săvulescu, bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martinit, bëri bujë në mediat sociale. Săvulescu ra në prangat e policisë ditën e djeshme në Mykonos pas një kohe të gjatë në arratisje.

Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe Angela Martini. Kjo e fundit ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh.

Përmes këtij emoji Angela siç duket do të tregojë se është e qetë dhe se situatën po përpiqet ta kalojë sa më pozitivisht.

Gjithashtu modelja ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ja drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në këto momente të vështira.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA