Tri ditë pas vënies nën kontroll të zjarreve prefekti i Fierit shprehet se asnjë nga bashkitë e qarkut të Fierit nuk ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e zjarreve sidomos në situatën e temperaturave të larta.
Dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarreve janë të konsiderueshme. Vetëm gjatë muajit korrik dhe ditëve të para të muajit gusht janë djegur 105 hektarë ekonomi pyjore dhe rreth 7 mijë rrënjë ullinj. Sipas prefektit do të dëmshpërbleheshin personat e dëmtuar vetëm në rast se do të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.
Gjatë këtij viti ka pasur 36 vatra zjarri, të cilat janë përballuar nga 145 punonjës zjarrfikës. Disa prej tyre janë konsideruar zjarrvënie të qëllimshme dhe për këtë janë proceduar penalisht 7 persona.
Zjarret në zonën e Cakranit dhe Gjorgozit shkrumbuan një sipërfaqe të madhe me pisha nën kurorë, ndërsa zjarri ne Radostinë dhe Zhupan dogji të gjithë kodrën me ullinj. Për fikjen e zjarreve është punuar kryesisht me mjete rrethanore, ndërsa një ndihmë të konsiderueshme ka dhënë edhe prania e helikopterëve.
Top Channel