Angela Martini i dha “sinjal” autoriteteve? Modelja shqiptare nxori zbuluar vendndodhjen e bashkëshortit që u arrestua

11/08/2021 08:50

Modelja shqiptare, Angela Martini duket se i ka dhënë “sinjal” autoriteteve për vendndodhjen e bashkëshortit të shpallur në kërkim pasi publikoi një fotografi me të në rrjete sociale.

Dragos Savelcu u arrestua ditën e djeshme në ishullin Mykonos të Greqisë. Pas fotografisë së modeles, rezultoi se Dragos ishte larguar nga Italia dhe pritej që pas kësaj lëvizje, të arrestohej bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Rumania.

Ndonëse Angela Martini nuk e kishte zbuluar vendndodhjen, ajo kishte treguar se me cilët miq po argëtoheshin, të cilët në rrjetet e tyre sociale tregonin se ndodheshin në Mykonos, shkruan media rumune G4Media.

Dragos Savulescu ishte në një restorant të njohur në zonën e Mylos kur u arrestua. Urdhri i arrestit për të u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga mediat rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore për dënimin me burg, Savulescu u arratis në Itali, konkretisht në Napoli derisa u vu në pranga në Greqi.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA