Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund t’i përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij.

Në vitin 1975 Ray Dalio themeloi një kompani investimesh në një apartament me dy dhoma në qytetin e Nju Jorkut. Dyzet vjet më vonë kjo kompani ka bërë më shumë para dhe klientë se çdo kompani tjetër duke u bërë një nga pesë kompanitë më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës Fortune. Vetë Dalio është listuar nga revista Time mes 100 personaliteteve më me ndikim në botë.Gjatë udhëtimit të tij, Dalio zbuloi një sërë parimesh unike që kanë çuar në ndërtimin e një kulture jashtëzakonisht efektive në sipërmarrjen e tij, të cilën ai e përshkruan si një ide meritokracie që përpiqet që të arrijë punë domethënëse dhe marrëdhënie kuptimplota përmes një transparence radikale.

Janë këto parime dhe asgjë tjetër e veçantë për Dalion, i cili nga një fëmijë mëse i zakonshëm në një lagje të shtresës ë mesme në Long Island, u bë ndër sipërmarrësit më të suksesshëm.Në librin e tij “Parime” Dalio ndan ato që ka mësuar gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ai argumenton se jeta, menaxhimi, ekonomia dhe investimi – që të gjitha mund të sistemohen, të rregullohen dhe të kuptohen si pjesë e një makinerie.

Qindra mësime praktike që sjell libri, të cilat janë ndërtuar rreth gurëve të themelit të të vërtetës radikale dhe transparencës radikale, iu vijnë në ndihmë individëve dhe organizatave për të marrë vendime, për t’iu përqasur sfidave dhe për të ndërtuar skuadra të forta. Ai gjithashtu përshkruan mjetet inovative që kompania përdor për të sjellë një ide meritokracie në jetë, të tilla si krijimi i kartave të anëtarësisë së bejzbollit për të gjithë punonjësit që filtrojnë pikat e dobëta dhe të forta, dhe përdorimin e sistemeve të kompjuterizuara të vendimmarrjes për të marrë vendime të matura dhe me besueshmëri.Teksa libri të mbush me ide të reja për organizatat dhe institucionet, Parime gjithashtu ofron një qasje të qartë dhe të drejtpërdrejtë për vendimmarrjen që Dalio beson se çdokush mund ta zbatojë pa marrë parasysh se çfarë po kërkon të arrijë.Këtu gjendet një mundësi e rrallë për të fituar këshilla ndryshe nga ato që gjeni në përditshmëri për biznesin.

Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohës sonë – dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet.

E dua absolutisht këtë libër. Është i shkruar bukur dhe i mbushur me mençuri të tillë.
—ARIANNA HUFFINGTON
Ray Dalio më ka dhënë këshilla dhe njohuri të paçmueshme të cilat tani mund t’i gjeni te libri ‘Parime’.
—BILL GATES
Më është dukur vërtet i jashtëzakonshëm; ka kaq shumë parime të shkëlqyera dhe njohuri dhe më pëlqen shume mënyra se si Ray ndërthur historinë dhe jetën e tij në një mënyrë kaq elegante.
—TONY ROBBINS

Top Channel