Një aksident ka ndodhur pak më parë në bulevardin “Gjergj Fishta”. Policia njofton se 30-vjeçari, i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet ka aksidentuar një këmbësore rreth 55-vjeç.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

“Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA