Për fundjavë në Shkodër, fluks automjetesh nga emigrantët dhe pushuesit
07/08/2021 12:36
Fundjava ka sjellë një trafik të rënduar në rrugët e Shkodrës.
Situata paraqitet më problematike në hyrje dhe në dalje të qytetit, aty ku vargu i automjeteve nis që nga lagjja ‘Xhabije’ deri tek Ura e Bahçallëkut.
Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, të cilët vendosin të kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre.
Ky trafik krijon probleme edhe në lëvizjen e automjeteve të ambulancës.
Top Channel