Zjarrfikësit e Kosovës në protesta, kërkojnë pajisje dhe pagesa për orët shtesë në punë

06/08/2021 15:09

Në këto ditë kur Kosova po përballet me shpërthime të vatrave të zjarrit në shumë komuna, zjarrfikësit të cilët janë të parët në vijën e frontit u mungojnë kushtet elementare të punës për çka edhe u rrezikohet edhe jeta e tyre.

Ata kanë shumë ankesa që nga mënyra e trajtimit, mungesa e pajisjeve dhe mospagesa e orëve të punës jashtë orarit. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, thotë se si pasojë e zjarreve te fundit, zjarrfikësit kanë pësuar lëndime.

“Protestat do të jenë të pashmangshme nëse qeveria nuk reflekton pozitivisht në këto momente. Si përfaqësues të Sindikatës së Zjarrfikësve e kemi pasur vështirë të marrim vendim të hyjmë në protestë kur pasuria e shtetit është duke u dëmtuar nga zjarret e shumta dhe etika profesionale nuk na e ka lejuar nuk kemi pasur forcë të organizojmë protestë në këto rrethana. Mirëpo në momentin që qetësohet situata do i drejtohemi qeverisë do të kërkojmë takim dhe nëse nuk marrim përgjigje pozitive dhe nëse nuk trajtohen zjarrfikësit ashtu siç e meritojnë sipas misionit zjarrfikësit do të reagojnë ashpër Është momentin i fundit është alarmi i fundit që shteti duhet të përkujdeset dhe të ndërroj qasjen ndaj shërbimit të zjarrfikësve”, theksoi Beka.

Beka thotë se shpesh jeta e zjarrfikësve po rrezikohet pasi u mungojnë edhe pajisjet personale por edhe kolektive. Sipas tij, në Kosovë është i vogël edhe numri i zjarrfikësve, aktualisht janë janë rreth 900 zjarrfikës, ndërsa për të përmbushur nevojat nevojiten edhe rreth 100 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA