Familjarë dhe të afërm të familjes Gushi, që humbën jetën tragjikisht në një aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, kanë ndërtuar një memorial në kujtim të viktimave.

Përmes epitafit kushtuar familjes Gushi, familjarët kanë dhënë mesazhin sensibilizues drejtuar drejtuesve të automjeteve për të respektuar sinjalistikën rrugore duke respektuar normat e shpejtësisë.

Pranë memorialit të afërmit kanë vendosur lule, foto të viktimave dhe dy arusha prej pelushi, për dy vajzat që u shuan në moshë shumë të vogël.

Eduard, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva dolën për herë të fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Dukas në Patos.

Familja fatkeqe sapo kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Rrugës për te gjyshërit e tyre në Vlorë, pësuan edhe aksidentin. Automjeti i tyre u godit me forcë shumë të madhe nga pas nga një mjet audi me motor të madh dhe që drejtohej nga një 22 vjeçar problematik në timon.

Shpejtësia me 220 kilometra në orë e shkatërroi tërësisht mjetin e familjes gushi, aq sa ishte e vështirë për të nxjerrë edhe trupat më pas. Automjetet janë nën ruajtjen e policisë dhe sic e shikoni edhe nga pamjet, duket qartë fuqia e madhe me të cilën është goditur automjeti. Një ditë më pas në vendin e ngjarjes janë vendosur lule.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA