Situatë alarmante në Qafën e Koshovicës në Fier/ Flakët përfshijnë një lokal dhe një shtëpi të pabanuar, nis ndërhyrja nga ajri

04/09/2026 17:48

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet ende alarmante, ndërsa flakët që përfshinë zonën që në mesditë kanë dalë jashtë kontrollit.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët kanë përfshirë një lokal dhe një shtëpi të pabanuar.

Ndërkohë, në terren janë angazhuar disa forca zjarrfikëse dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me një helikopter për shuarjen e flakëve.

Top Channel