Situata kritike, banorët kërkojnë ndihmë! Zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt fshatit dhe rrezikon banesat

04/09/2026 15:46

Banorët e zonës, të alarmuar nga përmasat që ka marrë zjarri, po kërkojnë ndihmë urgjente ndërsa flakët, pasi kanë kaluar rrugën nacionale Fier-Levan, po avancojnë me shpejtësi drejt fshatit Peshtan i Vogël.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili tashmë rrezikon edhe banesat e fshatit.

Situata mbetet tepër kritike, ndërsa banorët presin ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur avancimin e flakëve.

Nga t’ia mbaj? Në shtëpi me vete zjarri, këtej i kam njerëzit e mi, por janë larg. Jemi dhe të sëmurë. Djalin e kam të sëmurë, të paralizuar. Shyqyr na ndodhën këta djemtë na nxorën. Shtëpia është shumë e rrezikuar“, shprehet një e moshuar, shtëpia e së cilës është e rrezikuar nga flakët.

Top Channel