Zjarri në Karaburun po bëhet rrezik evident për parkun e Llogorasë. Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit dhe pikërisht pjesa mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë të përkeqësohet.
Sipas punonjësve të ADZM situata po përkeqësohet me nisjen e erës që fryn nga jugu duke bërë që flakët e zjarrit të përparojnë në pjesën e malit dhe po i afrohen pjesës halore ose me pisha, gjë që përbën rrezik serioz.
Forca të shumta i janë drejtuar sot në orët e para malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri, edhe për këto në rast se nuk ndërhyhet do përhapen me shpejtësi shprehen banorët.
Top Channel