Papa takohet me Belluccin, Blanchett dhe artistë të tjerë: Koha jonë ka nevojë për ju Petr Schweiner, Milan Makula, Jakub Bezstarosta nga Çekia dhe Marco Kiederle nga Gjermania vendosën që për një javë të bëjnë një ‘tour adrenaline’ në bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Bashkë me grupin nga Kosova, ata kanë realizuar ngjitjen në majën e Korabit.
Grupi çeko-gjerman erdhën në Kosovë në fillim të gushtit, ku po realizojnë disa ture në Kosovë dhe Shqipëri.
Ata janë të mahnitur me pamjet që kanë bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë. Restelica, Shtegu i Ngjyrave dhe Korabi janë destinacionet kryesore që kanë realizuar mes për mes 3 kufijve shteterorë Kosovë-Maqedoni e Veriut-Shqipëri.
Ndër të tjera, turistët vlerësojnë mikpritjen e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ishte shumë mirë. Kishte terren nga më i lehti te më i vështiri. Shpresoj të vij sërish. Kush e do motorrin, ia propozoj Kosovën dhe Shqipërinë. Ushqime deri tani nuk na kanë lënë të paguajmë, të gjitha na i kanë paguar, janë shumë njerëz të mirë dhe mikpritës”, thotë Marco Kiederle.
Top Channel