Pamje ferri në Greqi/ Qielli bëhet i zi nga tymi, zjarre masive në periferi të Athinës

05/08/2021 16:50

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga  zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.

Pamjet e realizuara nga operatori i Top Channel në Athinë, Ilia Poci tregojnë zonën e Dhrosopijit në Athinë, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.

Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.

Në qiell është parë një helikopter, i cili pritet të vejë nën kontroll flakët dhe të ndihmojë me shuarjen e vatrës.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.

Top Channel