Meta “rrëzon” ndryshimin e buxhetit, presidenti shikon si shkelje të Kushtetutës dhënien e fondit për Teatrin e Ri

05/08/2021 15:15
Presidenti Ilir Meta

“Gushti duket se është muaji i betejës me dekrete i Presidentit Meta kundrejt mazhorancës. Për të tretën ditë radhazi, kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend një tjetër ligj, atë të aktit normativ të katërt për ndryshimet e buxhetit të shtetit.”

Me ndërhyrjet e fundit qeveria rriti më tej shpenzimet ku një pjesë e parave shkuan për mbulimin e financimeve për vaksinimin, teksa një pjesë tjetër për projekte infrastrukturore rrugore si dhe ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Veç nevojës së vaksinimit thuhet në argumentet e kreut të shtetit, asnjë shpenzim tjetër i përcaktuar nga Financat nuk mbartin asnjë nevojë apo urgjencë që detyrojnë qeverinë të rrisë shpenzimet publike në kushte pandemie.

Alokimi prej 900 milionë lekë shtesë për Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e Teatrit është tërësisht në shkelje me parimin e shtetit të së drejtës dhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi vetëm pak ditë më parë vendimin që teatri është pronë e bashkisë, theksohet ndër të tjera në argumentet e Presidentit Meta.

Kreu i shteti nënvizon se buxheti 2021 nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme për përballimin e pasojave të pandemisë Covid-19 që sipas tij duhet të ishte prioriteti kryesor për këtë vit, pasi edhe fondet për buxhetin e ministrisë së Shëndetësisë janë mjaft të ulëta.

Ndërhyrja e katërt në vetëm 6 muaj në ligjin më të rëndësishëm të financave publike sipas Presidencës tregon mangësitë e planifikimit të programit financiar dhe shpërndarja e fondeve  nuk bëhet bazuar mbi prioritetet reale, por mbi ato klienteliste me pasoja për buxhetin e shtetit.

Rritja e fortë e shpenzimeve publike kryesisht për projekte infrastrukturore dhe mbajtja e pandryshuar e nivelit të të ardhurave ka sjellë automatikisht zgjerim të defiçitit buxhetor e rritje të borxhit publik nënvizon ndër të tjera Presidenca, që i bën apel për reflektim ekzekutivit për të mos vënë në rrezik qëndrueshmërinë e treguesve fiskalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA