Kush i rekrutoi dhe i ndihmoi të kalojnë nga Turqia për të luftuar për ISIS? SPAK do të marrë në pyetje gratë shqiptare që u kthyen nga Siria

04/08/2021 11:15

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet që në vijim të marrën në pyetje 5 gratë të cilat këtë diel u kthyen në Shqipëri  nga Siria. Burime nga SPAK bëjnë me dije se gratë do të merren në pyetje këto ditë, ndërsa prokurorët e strukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaccme në Durrës për ti marrë deklarimet.

Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.  Gjithashtu  burimet bëjnë me dije se do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që  të kalojnë nga Shqipëria përmes itenerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë.

Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin,  i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish- prokurorisë për krimet e rënda, ka të bëjë me faktin se  kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Megjithatë për këtë cështje ka disa të dënuar, njëri prej të cilëve u vendos në regjimin 41 bis për herë të dytë. Disa ditë më parë, u riatdhesuan Brunilda Koçollari, Emanuela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe Klotilda Zani.

Pasi mbërritën në Rinas, 5 gratë dhe 14 fëmijët u dërguan në Durrës ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e do tu bëhen të gjithë trajtimet mjekësore dhe psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA