Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kështu Policia e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga gjashtë shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
“J. B., 62 vjeç, banues në fshatin Urakë, Prrenjas, E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Pogradec dhe R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi;
F.B., 34 vjeç, banues në fshatin Lateshe, Pogradec, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.
Po ashtu është arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar, pasi ndërsa ishte duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 18-vjeçar.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin u arrestua në flagrancë shtetasi: S. Sh., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
“F. D., 25 vjeç dhe S. S., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel