Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Fierit, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht babanë e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi V. P., 26 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht babain e tij shtetasin A. P.”, njofton policia.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. A., pasi në fshatin Mbyet, ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 120 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit K. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 39 vjeç dhe R. S., 29 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe, Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë kanosur me sende të forta shtetasin E. U., 31 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi I. K., pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje në fshatin Dushk.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA