Gazetari i Top Channel rrezikon jetën duke raportuar ‘live’, bllokohet mes flakëve në Athinë

03/08/2021 16:25

Tatoi, një periferi e Athinës, është përfshirë nga një zjarr i madh që ka ‘gllabëruar’ masivin pyjor të zonës.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe po raporton nga vatra e zjarrit. Në videot e dërguara, duket zjarri i përmasave të mëdha, teksa gazetari thotë se zjarri i ka bllokuar në mes dhe është e pamundur të dalin.

Me kamerën e Top Channel ndodhemi në mes të vatrës së zjarrit. Është e tmerrshme kjo që po ndodh. O Zot, është e tmerrshme!
Heronjtë zjarrfikës po fikin zjarrin, jemi të izoluar tani, në të dy krahët kemi zjarr”, raporton Bibe.

Raportohet për dëme të mëdha materiale, teksa zjarri ka djegur shtëpi e biznese.

Në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në përballjen me to është vënë edhe helikopteri rus Barilev.

Disa shtëpi dhe biznese janë përfshirë nga flakët.

Në videot që ka filmuar gazetari dëgjohen shpërthimet njëpasnjëshme në një fabrikë gazi.

Pas shpërthimit, fabrika e zjarrit është djegur tërësisht. Tymi po mbulon gjithë kryeqytetin grek. Zjarrfikësit, prej orësh po luftojnë me flakët, në përpjekje për të neutralizuar vatrat aktive. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të largohen, ndërsa qytetarëve të Athinës, i është kërkuar të mos hapin dritaret dhe të qëndrojnë brenda banesave.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA