Vetëm pak ditë pasi Rejnor Win mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin.

Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 630 miljesh, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit.Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë, në mëshirë të detit dhe qiellit, ata zbulojnë një mënyrë të re ekzistence.Po çfarë i pret ata në fund të udhëtimit?

VLERËSIME

Indipendent:“Një rrëfenjë mahnitëse për dy njerëz që zvarriten nga thellësitë e dëshpërimit përgjatë njërit nga peizazhet më dramatike në vend duke kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre dhe më në fund e gjejnë veten”.

Guardian: “Një tregim i bukur, plot ndjenjë dhe lirikë për të pastrehët, forcën dhe qëndresën njerëzore”.

The Times: “Libri më frymëzues i këtij viti. Përcjell aftësinë njerëzore për qëndresë dhe fuqinë ripërtëritëse të natyrës”.

Ky libër është konsideruar si romani më frymëzues i vitit.

Të dhëna për librin

Faqe 344
Viti i Botimit 2021
Vendodhja Tiranë
Gjuha Shqip
Grupmosha mbi 14 vjeç
Përkthyesi Ruzhdi Totaj
Roman Sagë&Histori

Top Channel