Ishte shpallur në kërkim nga Drejtësia amerikane/ Interpoli arreston shtetasen e huaj me qëllim ekstradimin në SHBA

02/08/2021 12:39
Foto ilustruese

Interpol Tirana ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejtë ShBA-ve një shtetaseje që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

“Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u realizua arrestimi i kësaj shtetaseje, me qëllim ekstradimin e saj nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njoftojnë autoritetet.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Drejtësisë, është duke kryer të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA