26/12 20:37
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, ditën e sotme i ka dhënë fund beqarisë.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se është martuar me Erblin Maliqin.
Tashmë janë publikuar disa fotografi e video nga ceremonia e tyre e realizuar në një ambient luksoz e me dekor të veçantë.
Deputetja mori vëmendje me dukjen elegante e po ashtu edhe me stilin e ri të flokëve.
Adelina u zgjodh deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e PDK-së, por që vetëm pas pak kohe kaloi në LVV.
Vota e saj ishte në mesin e atyre që dolën të ishin vendimtare për krijimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Top Channel