Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën aktuale të vatrave të shumta në vend, nga Jugu në Veri.
Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video ku shihet helikopteri që shuan zjarrin, Peleshi shkruan se vetëm sot është lajmëruar për dhjetëra vatra të tjera aktivë, ndërkohë më kritiket mbeten ato në Karaburun dhe Kurbin.
Peleshi thotë se koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile, ka bërë që vatrat të neutralizohen menjëherë, pa u cenuar pasuritë natyrore apo zonat e banuara.
“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.
Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve”, shkruan ministri bashkangjitur videos.
Top Channel