Policia e Durrësit kap 36-vjeçarin e kërkuar, ishte dënuar me mbi 3 vite burg për drogë
I jepet lamtumira e fundit sot dy vëllezërve që mbetën të vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre një ditë më parë, Selam dhe Nazmi Islamaj. Personi i tretë, Shefqet Islamaj, i plagosur ndodhet në spital, ende nën kujdes intensiv dhe nuk e ka kaluar rrezikun.
Konflikti ka nisur pasi vëllezërit po ndërtonin murin rrethues dhe betonieret që kanë kaluar, kanë shqetësuar autorin Ngushëllim Manzi. Në konflikt janë përfshirë edhe familjarë të tjerë të dy palëve. Autori ka deklaruar se mori armën e shërbimit dhe qëlloi mbi ta pasi Shefqeti kishte shtyrë prindërit e tij.
Shërbimet e komisariatit nr.5 janë të vendosur ende përreth zonës ku ndodhi vrasja, për shkak se banesa e viktimave dhe autorit ndodhen shumë pranë.
Top Channel