Në këtë fshat banojnë vetëm të moshuar sepse të rinjtë janë të larguar, por për ta jeta pranë Lagunës së Nartës ka bukuritë e veta dhe sigurisht jetojnë dhe me problemet që kjo zonë ka.

Këtë verë në shtëpinë e Pandeli Bibës ka më shumë gëzim se një vit më parë. Me gjyshërit janë dy nipat që jetojnë në Greqi.

Bisedat mes gjyshit dhe nipave bëhen në Greqisht.

“Kam ardhur të ndihmoj gjyshërit e mi. Ja merremi me punët e kopshtit, me ujin”.

“Po ndihmojmë gjyshërit në punët e tyre. Vij çdo vitë këtu, vjet jo se ishte pandemia, por kam ardhur që kur isha i vogël”.

Të jetosh në Nartë nuk është e lehtë për shkak të mungesave.

Jeta e banorëve është e ndarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Më të rinjtë e kanë ndërtuar jetën përtej kufirit, ndërsa më të vjetrit nuk duan të ndahen nga laguna me të cilën kanë lidhur jetën por edhe emocionet e tyre. Për Pandeliun, të jetosh afër lagunës është shumë bukur pavarësisht vështirësive që mund të hasësh.

Varka me të cilën ai lundron çdo ditë, del për gjuajtur peshk, është mjeti i tij i kënaqësisë si fizike, por dhe nevojshmërisë për ushqim! Mungesa peshkut apo zbatica gjatë sezonit veror e vështirëson jetën, por gëzimi që nipërit vijnë çdo verë e bën që të ridalë sërish në ujë me varkën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA