24/11 09:43
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 612.135, prej të cilëve 322 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.756.006, me 77.564 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,94 milionë raste të konfirmuara dhe 64.386 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 189,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,8 milionë dozën e dytë.
Top Channel