Inxhinieri gjerman shkatërron apartamentet reja me ekskavator pasi ndërtuesi i detyrohej €4 mln (fotot)

30/07/2021 15:33

Një inxhinier ndërtimi në Gjermani ka shkaktuar rreth gjysmë milionë euro dëme duke shkatërruar me ekskavator apartamentet e reja luksoze, pas refuzimit të pagesës nga ndërtuesi.

Pamjet shokuese të publikuara në rrjet tregojnë të kontraktuarin që përplas makinerinë e rëndë me fasadën e apartamenteve, pas një debati të nxehur me ndërtuesin, që sipas tij i detyrohej më shumë se 4 milionë euro.

Pamjet tregojnë ekskavatorin e tij që përplas fasadën dhe ballkonet e apartamenteve të reja pasditen e të mërkurës në Blumberg, në jug të Gjermanisë.

Policia rrethoi më pas zonën mes frikave se ekskavatori shkatërrimtar mund të kishte dëmtuar depozitat e gazit.

Dëshmitarët e skandalizuar tregonin se autori ishte larguar më pas me makinën e tij duke lënë valën e shkatërrimit. Më vonë ai u dorëzua në polici.

Në kohën e incidentit në apartamente nuk kishte njeri dhe nuk u raportuan lëndime.

Dëmet e shkaktuara u llogaritën nga policia në rreth 500 000 euro, ndërsa debati kishte nisur për një pagesë të papaguar prej 4.5 milionë euro.

E përditshmja vendase shkruante se shkatërrimi përfundoi vetëm kur u thye krahu hidraulik i ekskavatorit.

FOTO GALERI
1/3
Pamjet shokuese të publikuara në rrjet tregojnë të kontraktuarin që përplas makinerinë e rëndë me fasadën e apartamenteve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA